A e di se atë që e shikon nga pamjet dhe fotot e grave të zhveshura apo edhe të burrave të zhveshur është mëkat prej mëkateve të mëdha?!
A e di se shikimi i tyre ta mbjell poshtërimin dhe dobësinë?!
A e di se shikimi i atyre kurvërive të bën të vogël në sytë e njerëzve?!
A e di se këto gjynahe të bëjnë që të biesh nga sytë e Allahut?!
A e di se pamja e atyre skenave të fëlliqura të bën që të dobësohesh në dituri dhe të privohesh nga marrja e saj?!
A e di se ato pamje do të të privojnë nga jetesa e qetë bashkëshortore dhe do të të bëjnë të ftohtë në ndjenja ndaj gruas të cilën e do dhe ajo të do?!
A e di se për veprën që e bën, të ndershmit do të të urrejnë?!
A e di se të gjithë atë që e shikon dhe e ke shikuar, do të paguash shtrenjtë, nëse nuk pendohesh tek Allahu?!
A e di se kush i përhap në shoqëri ato fëlliqësira që i sheh, Allahu ka për ta ndëshkuar shumë rreptë, dhe do t’i marrë gjynahet e të gjithëve atyre që veprojnë me ato mësime?!
A e di ti se ka mundësi që melaqja e vdekjes të ta marrë shpirtin në këtë gjendje, e ky është përfundim i keq?!
Mos harro, Zoti yt është i Butë dhe i Mëshirshëm, të lë një periudhë, mirëpo ti mos u gëzo, se patjetër e ke ta paguash çmimin, edhe nëse ajo ndodh më vonë, normalisht nëse nuk pendohesh.
A e di se nëse braktis një gjë për Allahun, Allahu do të ta zëvendësojë me diçka më të mirë?!
A e di se Allahu gëzohet me pendimin e robit të Tij, pra, pendohu!
A e di se Allahu do të të mbrojë dhe do të të fusë nën mëshirën e Tij, nëse ti u largohesh këtyre pamjeve të fëlliqura dhe do të ta mundësojë që të jetosh jetë të qetë bashkëshortore, a nëse je i pamartuar Allahu do të të furnizojë me grua të ndershme apo nëse je e pamartuar Allahu do të të martojë me të ndershmin?!
Prandaj, mos e bëj ekranin televiziv, kompjuterin dhe celularin tënd të jetë armiku yt, e të shkatërrohesh në dynja para se të shkatërrohesh në ahiret.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU