Perberesit:
600 gr Patellxhan,
400 gr mish Qingji,
200 ml salce Domate,
300 gr Patate,
350 ml Beshamel,
50 gr Pecorino,
1 kokerr Qepe,
1 luge kafeje kanelle,
Gjalp,
Kripe,
Piper,
Vaj Ulliri.
Pergatitja:
Ne fillim lajme patellxhanet i presim lekuren dhe i ndajme ne feta.Me pas i lajme dhe i veme ne nje kullese ku i hedhim kripe dhe i leme per 30 minuta.Pas 30 minutash patellxhanet i lajme perseri me uje te ftohte dhe i shtrydhim per t’i hequr ujin e tepert.
Me pas i vendosim patellxhanet ne nje tigan per ti skuqur deri sa te marrin ngjyre nga te dyja anet.Mbasi patellxhanet na jane skuqur i heqim nga tigani dhe ne tigan hedhim qepen e grire imet dhe pastaj mishin, i trazojme derisa te skuqen, kur qepa dhe mishi te jete skuqur sa duhet i hedhim kripen, piperin, kanellen dhe salcen e domateve dhe i leme ne zjarr te avashte per 30 minuta.
Me pas lajme patatet, i heqim lekuren dhe i presim ne feta te holla te rrumbullaketa dhe i hedhim ne tigan per ti skuqur.Hedhim gjalpin ne nje tave pjekjeje dhe e mbulojme me nje shtrese me patate.
Me pas i shtojme edhe nje shtrese me patellxhane dhe i hedhim kripe,pastaj i shtojme mishin e skuqur me qepe dhe salcen e domateve.
E mbulojme perseri me nje shtrese tjeter me patellxhane dhe se fundmi i shtrojme beshamelin dhe pecorinon.
E vendosim taven ne furre ne temperaturen 180 °C per 30 minuta derisa pjesa e siperme e musakase te mos theket.