Deri më tani, HTC One M9 që është koduar me emrin Hima është përfolur shumë gjatë nga burime të shumta të lajmeve gjithandej.
Para pak kohësh ishte thënë se telefoni do të vijë në tri opsione të ngjyrave, ndërsa tani besohet se më shumë detaje kanë rrjedhur për telefonin kryesor të HTC-së.
HTC One M9 Hima thuhet se do të vijë në mars të vitit 2015, kohë kjo e ngjashme me lansimin e HTC One M8 vitin e kaluar.
Siç dihet tashmë, telefoni i ri i HTC-së do të vijë me ekranin prej 5-inç në full HD me 144.3 x 69.4 x 9.56 mm.
Pritjet janë gjithashtu që telefoni të ofrojë edhe Snapdragon 810 me 4 core që operojnë në 2.0GHz dhe 4 tjera në 1.5GHz, me 3GB RAM.
Gjithashtu është thënë se HTC do të ofrojë edhe UltraPixel, si dhe kamerën me 20.7MP në HTC One M9, kamerën e dytë me 13MP apo atë me 4MP UltraPixel, baterinë me 2,840 mAh dhe Android 5.0 Lollipop të ndërtuar me ndërfaqen Sense 7 UI mbi të. (T)