DHEMBJA

  1. Jo çdo gjë që është në zemër rrëfehet!
  2. Po të kishte qenë dynjaja e lehtë, Allahu nuk do ta bënte shpërblimin e durimtarëve të madh.
  3. Shqetësimi nuk e ndal dhembjen e së nesërmes, mirëpo ta vjedhë kënaqësinë e së sotmes!
  4. Nëse qaje për shkak të diellit që mungoi nga jeta jote, edhe lotët e tu do të të pengojnë t’i shohësh yjet!
  5. Dhembjet më të rënda për shpirtin janë ato dhembje që mjeku s’mund t’i zbulojë, as i sëmuri për to të flasë! (Es-Sibai, Allahu e mëshiroftë)
  6. “Unë dhembjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut…”[1]
  7. Prej momenteve më të rënda të jetës, kur të lëndon ajo dorë për të cilën kishe frikë ta shohësh të lënduar!
  8. Kur njeriu mbushet me pikëllim, ka nevojë për sexhde!
  9. Kur e sheh një njeri se qan për largimin e një personi, dije se ai nuk qan vetëm për largimin e tij, por qan sepse e di se ai person nuk do të përsëritet më në jetën e tij!
  10. Momentet e rënda t’i japin mësimet më madhështore!
  11. Lotët më të shtrenjtë në botë janë lotët e nënës!
  12. Problemet e dynjasë janë të shumta dhe ato nuk i zgjidh të qarit dhe dorëzimi!
  13. Disa fytyra kur largohen, me vete e bartin edhe krejt jetën!
  14. Dhemb, kur rikujtimi i atij vendi dhe momenti ku më herët ishe i lumtur, tani të bën të qash!
  15. Të paraqitesh se je i lumtur është më e lehtë sesa t’ua shpjegosh të tjerëve shkakun e pikëllimit tënd!
  16. Sa dhemb kur ulesh me veten dhe nuk mund ta gjesh atë!
  17. Prej gradave të larta të respektit ndaj prindërve: Të mos i lajmërosh prindërit për brengat e tua, as për pikëllimet e tua, as për dhembjet e tua, përveçse kur është e patjetërsueshme, sepse ata do të pikëllohen dhe do të ndiejnë dhembje shumëfish më tepër, sesa që ti pikëllohesh dhe ndien dhembje!
  18. Kur një person të rrëfen për pikëllimin e tij dhe ai buzëqesh, ji i bindur se ai nga brenda ka vdekur një mijë herë!
  19. Me plagët tallet çdonjëri që nuk e njeh dhembjen!
  20. Mungesa jote është e dhimbshme, këtë e di, mirëpo mungesa ime është shkatërruese, këtë do ta mësosh!
  21. Jam mërzitur për një person, i cili më porosiste që të kem shumë kujdes për veten, ah, sikur të kisha mundësi ta lajmëroj se e humba veten kur ai mungoi!
  22. Mungesa e disa njerëzve na mëson se si të përmallohemi, mungesa e disa të tjerëve na mëson se si të bëhemi të egër!
  23. Nganjëherë vështirësia e sqarimit është ajo që na detyron të heshtim!
  24. Nganjëherë mundet të thyhet diçka në shpirt që edhe një mijë kërkimfalje nuk e shërojnë atë.
  25. Disa momenteve nuk ua dimë vlerën, vetëm atëherë kur na kthehen në formën e kujtimeve!
  26. Jeta ku në të nuk përmendet Allahu, është jetë pa kuptim!
  27. Zemrat e njerëzve aq janë ngushtuar, saqë edhe veten nuk po mundin ta bartin!
  28. Mendimi i keq është sëmundje që vret çdo gjë që është e bukur!

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu