Shkencëtarët kohë më parë kanë treguar që përmbajnë dozë të madhe të vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme, kështu që veprojnë pozitivisht në organizmin e njeriut, ndërkaq përbërja e tyre ndihmon që t’i shëroni shumë sëmundje të rrezikshme
Për të përmirësuar punën e organeve të brendshme dhe gjithë sistemin, do të duhej që më shpesh të hani mjaltë me arra.
Do t’ju bëjnë dobi edhe nëse jeni nën stres emocional apo nëse punoni punë të rënda fizike.
Kur hamë rregullisht mjaltë dhe arra, në organizmin tonë ndodhin këto ndryshime:
– Nëse keni vuajtur nga dhembja e kokës, do t’ju jetë e kaluar.
– Normalizon punën e sistemit të tretjes. Për të zgjidhur problemin me kapsllëkun, më shpesh hani këtë përbërje të ëmbël.
– Ndihmon në këndelljen e shpejtë nga lindja.
– Mjalti dhe arrat janë të pazëvendësueshme për shëndetin e femrës, sepse përmbajnë substanca të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut në organe të komblikut dhe në këtë mënyrë rrisin edhe libidonë.
– Te meshkujt rrisin potencën.
– Për forcim të imunitetit – mjafton që përditë të hani një sasi të vogël të kësaj përbërjeje. Nëse jeni ftohur, do t’ju ndihmojë që më shpejt të liroheni nga mbyllja e hundës dhe përflakja e fytit.
– Nëse vuani nga anemia, hani këta artikuj, sepse përmbajnë rrush, zink, mangan dhe hekur. – Mjalti dhe arrat stabilizojnë çrregullimet metabolike.
– Rekomandohet të hani më shumë artikuj të këtillë gjatë punës intensive të trurit, të cilat përmirësojnë përqendrimin. Arrat përmbajnë përbërës të cilët zbusin dhembjet reumatike.
Gjatë periudhës dimërore imuniteti dobësohet, andaj trupi u nënshtrohet infeksioneve të ndryshme. Forconi organizmin tuaj me këta artikuj dhe ruajeni shëndetin.