Nga: Dr. Ismail Lutolli – specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist
Hematolog ; Onkolog
Të gjithë jemi të tronditur nga dridhjet e tokës, termetit tragjik dhe pasojat që bartin. Është krejtësisht e pritshme dhe njerëzore që të na mbërthejë ankthi për sigurinë fizike, tonën apo të familjes dhe të njerëzve të afërm. Është krejtësisht normale që të ndjejmë frikë dhe shqetësim të vazhduar. Është normale që gjumi i natës nuk do e ketë më qetësinë që kishte dikur.
Është e vërtetë që shumë njerëz janë ende të frikësuar dhe në ankth, kujtime të përsëritura të ngjarjes që ndërhyjnë në jetën e tyre të përditshme, ndjenja trishtimi, faji, frikë, ankth ,zemërim, irritim, mungesë përqendrimi, por edhe mpirje e ndryshime të theksuara emocionale.
Te shumica do të gjeni simptoma të lodhjes së thellë fizike, dhimbje koke, hipertension, shqetësime gastrointestinale, këputje, dridhje.
Kjo është gjendja që na bashkon të gjithëve në një pikë : Tronditja e madhe gjurmët e së cilës janë prezente apo mund të jenë për një kohë të gjatë.
Rrugët e tejkalimin e kësaj gjendjeje janë të ndryshme.
Në vazhdim do sjellim këshilla për një segment shumë të rëndësishëm në këtë betejë.
Ushqimi i shëndetshëm lehtëson traumat nga termeti tragjik
Tanimë është e dëshmuar roli i rëndësishëm i ushqimit të shëndetshëm në luftimin e ndjenjën e pasigurisë e stresin në periudhën pas dridhjes së tokës, termeteve tragjike.
Ekzistojnë prova të forta që sugjerojnë se dhe gjendja pas kesaj ngjarjeje jo vetëm që dëmton disponimin tonë, por ndikon dhe te dëmtojë shëndetin në tërësi.
Dridhja e tokës, termeti mbërthen në vetvete një stres të vazhdueshëm e frikë konstante. Personat që e kanë përjetuar janë më të ndjeshëm ndaj shumë sëmundjeve, nga ftohja deri tek presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Në luftimin e stresit dhe efektet e tij, në mbështetemi kryesisht në përgjigjen e organizmit si mekanizëm mrojtës .Në rastin e dridhjes së tokës- termetit, stresi vazhdon të jetë prezente edhe pas ndodhisë dhe e tërë kjo ndikon që aftësia për t’u përgjigjur organizmi dobësohet gjithnjë e më shumë. Ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve e çrregullimeve të ndryshme.
Ndërsa ka shumë mënyra për të luftuar stresin dhe gjendjen e rënduar psikologjike pas dridhjes së tokës, termetit, një strategji është të konsumoni më shumë ushqime që ndihmojnë e ndikojnë direkt në lehtësimin e stresit dhe permisimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore tek ata që kanë përjetuar dridhjen e tokës ose ata që në një mënyrë direkte apo indirekte janë nën ankthin e një ndodhie të tillë.
Ushqimet që duhet ti konsumojmë
Proteina në sasi të shtuara
Djathi, veza, thjerrëzat, mishi i bardhë i pulës, fileto e viçit, peshku
Këto ushqime duhet të jenë të gjithë pjesë e menysë gjatë kesaj përiudhe. Këto ushqime janë të pasura me triptofan aminoacid thelbësor, i cili është thelbësor për prodhimin e serotoninës, një kimikate që është përgjegjëse për humor të mirë.
Ne kemi disa neurotransmetues në organizëm, të cilët ruajnë ekuilibrin dhe gjendjen e komoditetit psikologjik. Në krye është serotonina, e ndihmuar nga dopamina, dhe endorfinat e tjera.
Serotonina është një neurotransmetues, që 95 % të sasisë së vet, prodhohet në zorrë.
Serotonina ose (5-HT) është një kimik natyral në tru dhe trup që vepron si një neurotransmetues dhe hormon.Ai luan shumë role në rregullimin e humorit, kujtesës, gjumit, tretjes dhe më shumë.
Që ne të kemi një serotoninë në sasi optimale, duhet që aminoacidet që formojnë serotoninën, ose substancat që nxisin prodhimin e serotoninës të marra nga ushqimet, të jenë në sasi të mjaftueshme. Prodhimi i serotoninës është rezultat i metabolizmit të brendshëm biokimik ose degradimit të aminoacidit L-triptofan.
Në gjendje stresi pas dridhjeve të tokës, trupi ka më pak enzima tretës dhe acid klorhidrik, dhe furnizimi me gjak i sistemit tretës gjithashtu zvogëlohet. Për shkak të tretjes së dobët, thithja e ushqyesve nuk është e kënaqshme. Në kushte të tilla, ku kemi mungesë të proteinave dhe yndyrave dhe mekanizmin e përthithjes së tyre? gjë që e bën një person që vuan nga stresi shpesh të duket i rraskapitur dhe të humbasë peshë. Kërkesat për proteina të trupit rriten kur trupi është nën stres të vazhdueshëm. Ushqimet e pasura me të, e lehtesojnë shumë këtë proces.
Zëvendësoni kafenë me çaj
Çaji i xhenxhefilit, çaji i zi ndihmon në rikuperimin e trupit pas një ngjarje stresuese.
Rekomandohet të shmangni kafenë sepse kafeja përmban kafeinë, rrit çlirimin e hormoneve të stresit dhe rritë presionin e gjakut.
Merrni ushqime me përberje antioksidantë
Fruta dhe perime me ngjyra, të tilla si karrota, domate, brokoli, manaferrat, luleshtrydhet, agrumet.
Të gjitha këto janë mjaft të pasura me Vitamina A, C dhe E, beta-karoteni janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Indet janë mjaft të ndjeshme në prezencë të stresit që akumuloh janë mjaftë të ndjeshme në prezencë të stresit që eshte mjaft prezente gjatë e pas dridhjeve të tokës. Rroli i antioksidantit eshte shumë i rëndësishëm.
- Ushqime te pasura me vit B
Veza, qumështi, frutat e thata- bajamet, arrat dhe lajthitë, lulelakra, brokoli dhe spinaqi, bishtajat.
Kohët e fundit është raportuar se doza të larta të vitaminave të grupit B mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe të zvogëlojnë stresin.
Ushqimet e detit në veçanti peshku
Peshku- Thuajse të gjithë peshqit janë të pasur me vitaminë B6. Bëhet fjalë për një vitaminë, e cila përmirëson prodhimin e serotoninës, një hormon i rëndësishëm për përmirësimin e humorit.
Ushqimet e pasura me magnez
Bajamet, farat e susamit, farat e lulediellit, banane, farat e kungullit, farat e lirit, brokoli.
Shetitjet në natyrë ose aktiviteti fizik
Përmes këtyre dy aktiviteteve vie deri te rritja e sekretimin e endorfinave, mjaft të rëndësishme në tejkalimin e fazës pas dridhjeve të tokës- termetit.
Gjidhënja, faltor i rëndësishëm tek fëmijët në kalimin e stresit
Ka studime që konfirmojnë se bakteret nga gjiri si Lactobacillus kanë potencialin të ndikojnë në proceset kimike në tru dhe të zvogëlojnë nivelet e stresit, ankthit.
Largohiuni nga këto ushqime
Ushqimet e shpejta dhe jo të shëndetshme janë ato që duhen shmangur.
Sa me larg ushqimeve : “fast food“ , ushqimeve nga skara (hamburger dhe ngjashëm), patate të skuqura dhe ushqimeve të ëmbla, me sheqerna të procesuara.
Të gjitha këto ushqime do të ndikojnë negativisht në gjendjen tonë psikologjike, do të ulin procesin e tretjes në sistemin tretës dhe për pasojë do të kemi ulje të prodhimit të serotoninës.
Ka shumë rëndësi që si vakte të ndërmjetme të shfrytëzohen ushqimet e lehta, sallata dhe fruta sezonal dhe jo ushqimet e përmendura sipër. /Familjadheshendeti.com