PAMJE NGA XHAMIA E SULLTAN MURATIT

Xhamia e Sulltan Muratit ll , e ndërtuar në vitin 1432 ndodhet në një vend shumë të përshtatshëm për një objekt të rëndësishëm siç është kjo xhami.
Kjo xhami ndodhet në një kodrinë në pjesën e vjetër të Shkupit,është ndër të parat që është ndërtuar në Shkup.
Është ndër xhamitë më të mëdha në Ballkan, është e vetmja xhami në Shkup që në oborrin e saj ka edhe kullen e saatit, prandaj njihet edhe si xhamia e saat kullës.
Para tre vitesh e dy muaj filloi restaurimi i kësaj xhamie nga ana e Turqisë bashkë me dy xhamitë e tjera:xhamia e Allaxhes dhe ajo e Hysni shahut në Saraj.
Xhamia është kah përfundimi dhe shpresojmë që së shpejti të jetë gati për fillimin e faljes së namazeve në këtë xhami insha Allah.
Për ditën e hapjes së saj do të jeni të informuar paraprakisht insha Allah.