A lejohet aborti, nga frika se do të dobësohem shumë ?

Pytja:

Selam Alejkum hoxhë, jam një nënë 24 vjecare i kam dy fëmijë njëri pas tjetri. Me trup jam e dobët 45 kg dhe fëmija i vogel i ka 7 muaj. Por jam përseri shtatzan dhe kam frikë se do të dobësohem shumë me shëndet, a më lejohet aborti ? Jam në ditën e 38 mundesisht përgjigjjen sa më të shpejt. Allahu ju shpërbleft.

Përgjigjja:

Alejkum Selam. Pasha Allahun vetëm nese mjeket e konstatojnë se jeta e saj mund të jetë në rrezik, në këtë rast lejohet nese mjeku është besimtarë dhe e fletë të vërtetën. Edhe atë masi fryti është në fillimet e tij. Përndryshe pasi ti jepet shpirti kategorikisht nuk guxon të hiqet mëmiju.

Hoxhë Rexhep Metolli