Në rrugëtimin tim me ICE në vijën Stuttgart-Hamburg 21.12.1994
Çfarë dë të bëjmë,çka na thonë...ku po vajmë dhe kë dëgjojmë...?! Në një dhomë fshihu pas dere,ty sy fëmiu s´ka si të të shohë; Po vallë kaq larg në kujtime ...ty njeriu si do të njohë...?!
Me lotë në zemër e lotë përfaqe,ligëm zemrat,dashuritë, Vashat zana-manushaqe...i lamë t´ vetmuara në stuhi... Me mall të madh e lamë shtëpinë,lamë pas vete nënë e babë, Lamë motra e vëllazëri,lamë gra e shumë fëmijë... Lamë mesxhide dhe lamë Xhami, Me mall të madh e lamë vendlindjen... lamë edhe ezanin pa u ndi´...!
Kështu,thuaj tërë vendim e braktisëm,rrugë e largët për meditim; Aq e largët sa fundi i botës,rrugë e zezë dhe e pakthim...!? Zgjodhëm rrugën më të ligë:t´braktisim dhenë,të mbyllim shtëpinë, Rrugë të hidhur mërgimi bëmë...e ku do të vemi kush e di ...?!
Ehhh...kur shkelëm në dhera t´huaj,në tokë t´ftohtë pa kurrfarë shije; Kish´ tjetër gjuhë e kulturë t´pahije...tjetër dhe e tjetër fe... Me tjetër ligj e tjetër Kanun,tjetër Diell,Yje e Hënë... Jo si buka e Kosovës,që rrallëkush mund ta gatunë; Ku ka qiell vallë më të bukur,e ujë të ftohtë si në Kosovën Nënë...?!
Dhe për çdo ditë që s´mund ti ndalim,ditët kalojnë si rrëke, ndaloje kohën po t´mund ta ndalësh dhe për Nënë Kosovën ulu e rrëfe...! Athua e pa kush filanin e fistekun...? Si i kanë hallet,kanë t´hanë a t´pijnë...? Po prindërit e mij ,tani do ti mund mosha, Pranë tyre vallë - kush do tu rrijë?!
Me vite të tëra do të ulemi thellë në humnerë të mendojmë, Për besimin dhe rininë e humbur në perëndim... Për bredhje të kota dhe kurrëfarë caku... Shumë dë të lutemi për pendim...?!
Dhe kështu përditë,duke qajtur hallin si u soll bota në pakthim?! Mbetëm pa dhe mbetëm pa fe,mbetëm pa të gjitha... Për pak para të” pshurrta” bredhim në mërgim.
Trastat e valixhet,çdo ditë i ngarkojmë... Në mëdyshje të mendjes pa fare guxim, së paku Lutjet e kthimit nuk i harrojmë; Do të kthehemi sot,apo do të kthehemi nesër... O Allah ma merr shpirtin në vendim tim...!
Po shkojnë orë,po shkojnë ditë,por me muaj edhe ky vit´... Ditë pas dite do të ndrrojë moti. Edhe në vdekjen,prehjen tonë të qetë... Kosova dheu ynë s do të na harrojë Në vend të selamit dhe ilahisë plotë buçimë, Nëna ballin do të na vajtojë... Për t´bijtë e vdekur në mërgim.
Tik e tak,tik e tak...trup tërthorazi këtij vendi i rashë, Tik e tak,tik e tak,rotullohen rrotullat mbi binarë, Gjermani ti sa e madhe...por,çdo skutelë gati ta pashë... Tik e tak,tik e tak edhe sirena bret´ në buçimë; Nuk ka vënd në botë më të bukur... Se kosova vëndi im.
Me përshëndetje vëllazërore dhe Selam Rasim Xharra