DASHURIA DHE SHKAQET E SAJ!

Gruaja: Dua t’i di shkaqet se pse më do?!

Burri: S’mundem ta ceki ndonjë shkak të veçantë, mirëpo sinqerisht të dua shumë!

Gruaja: Ti nuk po je në gjendje të ma cekësh madje edhe një shkak! Atëherë pse më thua se më do, ti nuk po e cek asnjë shkak, madje një!!

Burri: Më beso.. nuk i di shkaqet.. mirëpo të dua sinqerisht!

Gruaja: Jo, dua tani të m’i tregosh shkaqet se pse më do!

Burri: Mirë, mirë.. unë të dua se je e bukur, dhe se zëri yt është i bukur, dhe se ti përkujdesesh për mua dhe më do, dhe se shpirti yt është i tëri optimizëm dhe shpresë, dhe se buzëqeshja jote është mahnitëse dhe e dashur, dhe e dua çdo lëvizje dhe çdo hap që e bën!

Gruaja u qetësua dhe heshti!!

Pas disa ditëve, gruaja bëri ndeshje dhe u godit shumë rëndë. Burri shkoi në spital ta viziton, dhe anësh saj, ia la një letër të shkurtër ku në të shkroi:

E dashura ime,

Të dashurova për shkak zërit tënd të bukur, mirëpo tani a mundesh të flasësh?!

Natyrisht se jo! Atëherë unë nuk mundem të dua.

Të dashurova për shkak përkujdesjes tënde dhe dashurisë tënde që e ndjen ndaj meje, mirëpo tani a mundesh t’i paraqesësh këto ndjenja?!

Natyrisht se jo! Atëherë unë nuk mundem të dua.

Të dashurova për shkak buzëqeshjes mahnitëse, kurse për shkak lëvizjeve tua që i bëje, të doja edhe më tepër, mirëpo tani a mundesh të buzëqeshësh?? A mundesh tani të lëvizësh??

Natyrisht se jo! Atëherë unë nuk mundem të dua.

E dashura ime dhe e shtrenjta ime..

Poqë se dashuria kërkonte shkaqe, ti tani nuk e posedon asnjë nga to që unë të dashuroj për hir të tyre!

Atëherë, dashuria a ka nevojë për shkaqe?! Jo, asnjëherë!!

Prandaj, unë vazhdoj që të dua dhe do të vazhdoj që të dua përgjithmonë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU