Shoqata Bamirëse “Bereqeti” vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve skamnore në mbarë vendin.
Dega e “Bereqetit” në Gjakovë ka shpërndarë nga tri pula për 110 familje skamnore në këtë qytet.
Përfitues të donacionit të dhuruar nga familja Berisha ishin familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike, duke përfshirë edhe komunitetin egjiptian, si dhe punëtorë të Kompanisë së Pastrimit “Qabrati”.