Gjella me presh është një gjellë tipike dimërore, e cila bëhet jashtëzakonisht e shijshme po u gatua në zjarr me dru. Nëse doni të vërtetoheni, provojeni recetën tonë.
Përbërësit:
1 kg mish viçi
1 kg presh (purrinj)
2 karrota
1 kg presh (purrinj)
1 patate
1 gjethe dafine
mentë të thatë
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
vegeta Podravka
Përgatitja:
Ndërkohë që mishi zien, përgatisni preshin, të cilin duhet ta pastroni mirë, pastaj lajeni dhe priteni në copa rreth 3-4 cm të gjata.
Pastroni dhe prisni në kubikë mesatarë edhe karrotat e pataten.
Hidhni vajin në një tigan, të cilin duhet ta vendosni në zjarr të lartë. Kaurdisni me radhë preshin e prerë dhe perimet e tjera.
Skuqini derisa të marrin një ngjyrë të lehtë kafeje.
Perimet e kaurdisura shtoni tek mishi i viçit. Fillimisht preshin, një gjethe dafine, pak kripë, ujë derisa të mbulohet preshi.
Ziejeni këtë masë për 15-20 minuta.
Në 10 minutat e fundit shtoni edhe patatet e karrotat, pak mentë të thatë dhe vazhdoni zierjen derisa të përgjysmohet lëngu i gjellës.
Pastaj fikeni zjarrin dhe gjellën me presh lëreni të pushojë për 15 minuta përpara se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë.