Ëmbëlsira me qumësht dhe mollë është një tortë e butë dhe aromatike pra shumë e mirë për mëngjes. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, vetëm ndiqni hapat dhe përdorni mollë të mira bio.
Si ta përgatisim?
Për të përgatitur ëmbëlsirën me qumësht dhe mollë, fillojmë duke larë mollët pasi ato do ti përdorim të paqëruara dhe i presim në feta jo shumë të holla. Ndërsa disa pjesë të mollës do i presim në kubik të vegjël.
Kështu fillojmë duke vendosur fetat e mollës në një enë, duke i hedhim sipër sheqer dhe i shtrydhim lart lëngun e limonit.
Në një enë tjetër rrahim të verdhat e vezëve se bashku me sheqerin derisa të arrij një masë shkumoze. Ndërsa të bardhat e vezëve do t`i rrahim në një enë tjetër dhe e ruajmë më pas masën në frigorifer.
Tek ena me të verdhat e vezëve shtojmë miellin e situr më parë, gjalpin e shkrirë por të ftohur jo të ngrohte dhe qumështin. I trazojmë më kujdes që të mos bjeri vëllimi i brumit. Shtojmë kubik molle për në brendëdhe dhe e trazojmë masën e brumit per ëmbëlsirë me qumësht.
Shtojmë edhe fryrësin për ëmbëlsira tek të bardhat e vezëve të rrahura më parë dhe i trazojmë mirë më kujdes nga poshtë lartë.
Hedhim masën e përgatitur në një enë të tepsi te lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me miell. Diametri enës të jetë diku tek 24 cm.
Nga sipër i vendosim copët e tjera të mollës duke i renditur sipas dëshirës.
Ëmbëlsira me qumësht dhe mollë do piqet në temperaturën 180 °C për rreth 40 minuta dhe para se ta heqim duhet të bëjmë provën me shkop nëse është pjekur.