unnamed

SHFRYTËZOI MUNDËSITË PARA SE TË TË VIJË VDEKJA

Një njeri ra në shtratin e vdekjes dhe në ato momente filloi vazhdimisht t’i përsëritë disa fjalë:“Po të ishin edhe më tepër… Po të ishin ato të reja… Po të ishte ajo e plotë…”

Fëmijët e vet u habitën se çka flet dhe e pyetën, kurse prindi i tyre iu përgjigj:

– Për sa i përket fjalës së parë, “po të ishte ajo shumë”, ceket se e kishte një fqinj të verbër. Për çdo ditë kur nisej për në xhami, e merrte me vete dhe kur i erdhi exheli dhe e pa shpërblimin e veprës, tha: “Po të ishin edhe më tepër…” Do të thotë, po të ishin ato hapa, që i bëri duke e shoqëruar të verbrin për në xhami më tepër dhe më të shpeshta, do të shtoheshin edhe sevapet. Për sa i përket fjalës së dytë, “po të ishin ato të reja”, ceket se ai i kishte dy palë këpucë. Njëra palë ishin të reja, e tjetra të vjetra. Këpucët e vjetra i dha si lëmoshë dhe të rejat i ndali për veten. Kur iu afrua vdekja dhe e pa shpërblimin e veprës, atëherë tha: “Po të ishin të rejat, po të ishin të rejat, shpërblimi do ishte edhe më i madh!”Kurse për sa i përket fjalës së tretë, “po të ishte e plotë”, ceket se ai për çdo ditë jepte si lëmoshë gjysmë kulaçi. Kur ia afrua vdekja dhe e pa shpërblimin e veprës, tha: “Po të ishin ato kulaçe të plota…”

Exheli nuk dihet se kur vjen, kurse mejdani i veprave dhe i mundësive për të fituar shpërblime është i gjerë! Prandaj ta shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet para se të bëhet vonë, që pastaj të mos pendohemi për atë që na ikë dhe nuk ditëm se si ta shfrytëzojmë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU