Thyhet nga hajnat xhamia me dy minare në Gjakovë (VIDEO)

Është thyer nga hajnat xhamia me dy minare e njohur si “Xhamia e Qylit” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar imami i xhamisë Abdurrahman Bejtullahu.

“Kur kam ardhur për ta falë sabahun dhe e kam parë xhamin thyer në katin e parë. E kam parë kasafortën e thyer dhe dy dollapë të librave”.

Bejtullahu tha se sipas pamjeve të kamerave është i njëjti person i cili ka kryer vjedhje edhe para disa vjetësh në këtë xhami.

“Ai e ka thyer xhamin e podrumit, ka kontrolluar dhe pasi nuk ka parë asgjë e ka thyer edhe xhamin e katit të parë. Kemi gjetë edhe njolla të gjakut. Në bazë të pamjeve nga kamerat është i njëjti person i cili ka kryer vjedhje edhe para disa vjetësh”.

Ai theksoi se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

“Ai i ka marrë diku rreth 70 euro që i kanë lënë bëmirësit.Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Kanë ardh tre ekipe në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë shënimet”.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.