Regjizorja e filmit në fjalë është Fitore Sinani, nga Kosova. Ajo jeton në Bern ku dhe punon në një organizatë artistiko-kulturore. Më 2014-tën përfundon praktikën e arkitekturës në GIBB (Shkolla Profesionale Tregtare-Industriale Olten). Pas tre vitesh diplomon në Fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Shkencave të Zbatuara të Bernit në Burgdorf. Në vitin 2019 ajo u diplomua edhe në degën Film dhe Dizajnit po në Bern.
Ideja për realizimin e filmit ka ardhur si dëshirë për ta kurorzuar të gjithë punën e tezës së diplomimit në një punë konktrete-praktike.
“Frymëzimi për temën erdhi si një domosdoshmëri për të pasqyruar ngjarje reale këtu në Zvicër, si përshembull momentalisht iniciativja e ndalimit të nikabit, që këtë dielë do të merret vendimi përfundimtar për ndalesën ose lejimin, ose dhe më herët debati mbi ndalimin e minareve në vitin 2009.” shprehet ajo.
Kur flet për realizimin e filmit shpjegon se një mbështetje e madhe ka qenë ekipi i saj i përbërë nga studentët e tjerë të të njëjtës degë, ku veçon Sven Uhlmann, dhe asistenten e saj Muriel Weyermann.
“Ky film ka qenë edhe punimi im i diplomit në degën e Filmit dhe Regjizurës. Aktorët pjesmarrës janë të gjithë aktor profesional zvicerian, si mbështetje nga Projekti Mbështetje për Diplomim”, me përjashtim të aktores Hava Fuga, e cila është shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë këtij projekti kam përvetësuar shumë, dhe jam shumë mirënjohesë për këtë ekip të mrekullueshëm që më shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm për mua” shpjegon Fitore Sinani.