1-224-780x439

Peshku aziatik i njohur si “dragua” që kushton më shumë sesa një veturë e re – shumë që kanë tentuar ta vjedhin kanë përfunduar prapa grilave

Arowana aziatike ndryshe i njohur si peshku dragua – është peshku më i shtrenjtë në botë që zakonisht mbahet nëpër akuariume.

Ky peshk konsiderohet shumë i vlefshëm për shkak të ngjyrave unike të kuqe dhe të artë – madje thuhet se në vitin 2009 një peshk i tillë ishte shitur për 300 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve që e blejnë këtë peshk janë pjesë e klasës së mesme të shoqërisë kineze – që zakonisht i koleksionojnë dhe i mbajnë si simbole.

Shumë persona që kanë vjedhur peshq të tillë kanë përfunduar prapa grilave, e ata që kanë tentuar t’i blejnë është dashur të paguajnë më shumë sesa për një veturë të re. /Telegrafi/

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH