Android-780x439

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

Përdoruesit e ANDROID-it kanë raportuar për një numër problemesh me aplikacionet e tyre të smart-phonave dhe tabletave gjatë 24 orëve të fundit, derisa aplikacionet Google, Gmail, Yahoo Mail dhe Google Play Store nuk bëjnë kur hapen.

Më gjerë, ata janë shprehur se janë përballur me probleme me mbylljen e disa aplikacioneve menjëherë pasi i kanë hapur ato që nga mbrëmja e kaluar (22 mars 2021), raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.

Lidhur me këtë rast, Google ka lëshuar një deklaratë për sa i përket këtij problemi dhe zbuloi se si përdoruesit mund të jenë të qasshëm me aplikacionet e tyre në internet.

Google që atëherë ka lëshuar një deklaratë, duke konfirmuar se çështja ishte zgjidhur. Mirëpo, mijëra njerëz ende raportonin probleme me aplikacionet e tyre të martën pasdite.

“Ne kemi zgjidhur problemin me WebWie që bëri që disa aplikacione në Android të mos hapen për disa përdorues”, tha Google.

“Përditësimi i Sistemit Android Web View dhe Google Chrome përmes Google Play tani mund ta zgjidhë problemin”, thuhet në njoftim.

Llogaria zyrtare @Gmail Twitter gjithashtu ka këshilluar përdoruesit ta pastrojnë memorjen e fshehtë (cache) për aplikacionin.

Përdoruesit e Android mund ta pastrojnë atë duke u drejtuar te ‘Settings’, pastaj ‘Aplications’, ‘Gmail’, ‘Storage’, dhe më pas ‘Clear Cache’. /Telegrafi/

Shopping Basket
IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH