Në vullkanin Otake, në ishullin japonez Suwanose, ndodhi shpërthim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se shpërthimi ndodhi rreth orës tre pas mesnatës sipas kohës lokale dhe se copa toke dhe shkëmbinj arritën deri në një kilometër lartësi.
Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime lokale, tha se nuk ka viktima në zonat afër vullkanit.
Për shkak të aktivitetit vullkanik, JMA i bëri thirrje popullatës që të mos i afrohet vullkanit.