1-7-780x439

Pamje mbresëlënëse, tufa e drerëve duke ecur në “formë hallke” – ekspertët thonë se ka një arsye për këtë

Në veri të Rusisë është filmuar një ngjarje e pazakontë dhe në një mënyrë edhe hipnotizuese – tufa e drerëve duke ecur “në formë hallke”.

Kjo pamje e rrallë është filmuar në fshatin Lovozerovo që e filmoi gazetari Lav Fedoseyev që përdori dronin, transmeton Telegrafi.

Këto kafshë në mënyrë të përkryer ecnin në formë rrethore, por edhe pse në mënyrë vizuele duket diçka e bukur – ekziston një arsye e sjelljes së tillë të drerëve.

Zoologët shpjegojnë se drerët lëvizin në formë rrethore në rast të ndonjë rreziku. Tufa fillon të lëvizë në këtë mënyrë për ta habitur “grabitqarin”, me qëllim që të mos mund të zgjedh “prenë” e tij.

E në mes të hallkës gjenden të vegjlit që mbrohen nga të rriturit. Ekspertët thonë se masa e tillë e mbrojtjes nuk nënkupton që e aplikojnë vetëm drerët – por edhe bizonët. /Telegrafi/