mishi

Toptha mishi me patate, receta më e lehtë për darkë

Të shijshëm dhe të butë, këta toptha mishi të gatuar janë një recetë e mahnitshme për një darkë përplot shije. Dhe më e mira është se bëhen gati për pak minuta!

Përbërësit:

  • 600gr patate
  • 1 thelb hudhër
  • Majdanoz
  • 600gr mish të bluar
  • 50gr thërrime buke
  • 50gr djathë parmazan
  • Kripë
  • Piper
  • Kërri
  • 2 vezë
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Zieni patatet pak, pastaj qëroni dhe prisni në feta. Përzieni mishin me vezët, kërrin, kripën, piperin, majdanozin, hudhrën, thërrimet e bukës dhe permazanin. Bëni disa toptha.

Vendosni pak vaj në tigan dhe vendosini patatet me topthat e mishit. Hidhni edhe më shumë vaj, permazan dhe dekorojini me rozmarinë për shije.

Piqni në furrë për 20 minuta në 180 gradë celcius. Ju bëfshin mirë!

Procedura përmes fotografive: