11083788_1590221934581072_5574914427541853687_o

MËSIMIN QË E MORA NGA UDHËTIMI NË ITALI

Rrëfehet për një të ri që e shprehu dëshirën e tij që ta vizitonte Italinë. Para udhëtimit, një shok i tij e paralajmëroi se atje ka shumë vjedhës, e sidomos e paralajmëroi për një pjesë ku në të ka kaos të vërtetë.

I riu udhëtoi për në Itali, mirëpo me kujdes të veçantë dhe e luti Allahun që ta ruajë nga vjedhësit dhe të ligët dhe me shpresë që sa më shumë t’i largohet asaj pjese me emër të keq.

Pasi që zbriti, erdhi makina e hotelit ta merr dhe ta dërgojë deri në adresën e hotelit të tij, mirëpo një surprizë e madhe për të ishte se hoteli i tij ishte afër asaj lagje që njihej si lagjja e sherrit.

Makina e zbriti afër hotelit, deri tek ai vend ku kishte mundësi të depërtojë makina dhe zemra e të riut filloi t’i rrihte më shpejtë nga frika. Shikonte në të majtë dhe në të djathtë, kurse të rrahurit e zemrës i shtoheshin.

U nis drejt hotelit dhe në atë moment e thërret një i ri me një zë të lartë. Menjëherë iu kujtuan fjalët e shokut dhe paralajmërimi i tij dhe menjëherë filloi të ecë shpejt. Ai ecte dhe pas i shkonte djaloshi që e thirri. Energjia filloi t’i harxhohet dhe u ndal, kurse i riu italian iu afrua dhe i tha:

– Zotëri, kur zbrite nga makina të ra kuleta në tokë. Urdhëro merre!

Mendja iu ndal për një çast, e zgjati dorën dhe e morri kuletën, kurse buzët i dridheshin kur e fliste ndonjë fjalë. Para se ta falënderojë, i riu italian u largua me shpejtësi në drejtim të rrugës së tij.

Fjalë pëshpëritëse në veshin tënd:

Shumica e njerëzve jetojnë në këtë gjendje. Ky është burgu i mendimeve të marra paraprakisht dhe formimi i pikëpamjeve nga fjalët e të tjerëve, pa mos i vërtetuar ato fjalë njëherë vet.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU