Shejh Abdul Rehman Al Sudais të dielën përfundoi 38 vjet nga emërimi i tij si imam i Mesxhid Al Haram, në Mekë.
Sh.Sudais u emërua si imam i Mesxhid Al Haram, Mekë me Dekretin Mbretëror të lëshuar nga Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Fahad bin Abdulaziz në 1984 në moshën 22 vjeç.
Sh. Sudais udhëhoqi namazin e tij të parë në muajin maj 1984.
Që atëherë, Shejh Sudais u bë i dashur nga muslimanët në të gjithë botën për leximin e tij të Kuranit (Kiraetet).
Sh. Sudais u emërua si Hatib (ligjerues) dhe pastaj Kryeimam i Mesxhid Al Haram.
Në 2012, Sh. Sudais u emërua President i Presidencës së Përgjithshme që mbikëqyr Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta.
Ndërsa Presidenti Sheik Sudais udhëhoqi namazin e tij të parë në Masjid Al Nabawi, Xhaminë e Profetit (a.s) në 2014.
Në vitin 2020, Sh. Sudais gjithashtu kishte nderin të kompletonte Kuranin gjatë Ramazanit për të 30-tin vit radhazi dhe të bënte lutjen e përfundimit të Kur’anit (duanë e hatmesë). /Mesazhi.com