– Kërkoj falje për tri gjëra:
- Nëse e zemërova dikë.
- Nëse e dëmtova dikë.
- Nëse e ngushtova dikë.
– I falënderoj tre njerëz:
- Atë që tek ai kam respekt.
- Atë që kishte durim me mua.
- Atë që bën dua për mua, kur jam larg tij.
– Ua fali tre personave:
- Atë që më përgojoi, kur nuk isha prezent.
- Atë që më ofendoi.
- Atë që më bëri padrejtësi.
– O Zot, na mundëso ta presim muajin e Ramazanit me gjynahe të falura dhe me vepra të pranuara!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU