12038188_1642909279312337_3067512918965509882_n

JETA NUK ËSHTË MË SHUMË SE NJË RRËFIM I SHKURTËR

Dr. Aid el Karni, Allahu e ruajttë!, thotë:

Ne nuk mundemi ta ndryshojmë të kaluarën e as ta pikturojmë të ardhmen, atëherë pse e mbysim veten me pikëllim për një gjë që nuk mundemi ta ndryshojmë?!

Jeta është e shkurtër, kurse synimet në të janë të shumta, prandaj shiko kah retë dhe qielli, e mos shiko kah dheu dhe toka! Nëse të ngushtohen çështjet, drejtoju Atij që e di çdo gjë dhe thuaj “elhamdulilah” për çdo gjë!

Anijen “Titanik” e ndërtuan me qindra njerëz, kurse anijen e Nuhut, alejhi selam!, e ndërtoi një njeri. E para u fundos, kurse e dyta e barti njerëzimin. Suksesi vjen vetëm nga Allahu.

Ne në këtë Tokë nuk jemi banorë të saj, por jemi nga Xheneti, ku babai ynë, Ademi, alejhi selam!, në fillim aty banonte, mirëpo zbritëm përkohësisht në këtë dynja që ta kryejmë një provim të shkurtër e pastaj shumë shpejt të kthehemi në vendbanimin tonë.

Prandaj, tento të veprosh atë që të është dhënë mundësia për ta vepruar nga veprat e mira, e t’i bashkëngjitesh karvanit të punëmirëve, i cili do të kthehet në vendbanimin tonë të bukur dhe të gjerë dhe mos e humb kohën në këtë Tokë të vogël dhe të ngushtë.

Ndarja nuk është ajo e udhëtimit, e as ajo e dashurisë, madje as vdekja nuk është ndarje, sepse të gjithë do të bashkohemi në ahiret.

Ndarje e vërtetë është që njëri të jetë banor i Xhenetit, e tjetri të jetë në Xhehenem.

Jeta nuk është më shumë se një rrëfim i shkurtër.

Nga dheu, mbi dhe, e deri nën dhe, pastaj llogari dhe në fund shpërblim apo ndëshkim.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU