Sheikh Ekrima Sabri, imam i Mesxhid Al-Aksasë, tha se Izraeli po përpiqet të tregojë se nuk u mund në luftën që hapi në Gaza, duke lejuar kolonët fanatikë hebrenj të hyjnë në kompleksin e shenjtë në Kudsin Lindor të pushtuar.
Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Sabri foli rreth futjes së dhjetëra kolonëve fanatikë hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar këtë mëngjes, pas rreth tri javësh.
“Nëpërmjet futjeve në Aksa, administrata pushtuese po përpiqet të provojë se nuk u mund në Gaza”, tha Sabri, duke shtuar se administrata izraelite është përgjegjëse për tensionin e shkaktuar nga rifillimi i hyrjeve të hebrenjve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.
Kolonët hebrenj fanatikë nuk ishin në gjendje të futeshin në Mesxhid Al-Aksa për shkak të rezistencës së palestinezëve që nga 4 maji, kur tensionet në rajon u përshkallëzuan.
Mesxhid Al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë e muslimanëve.
Për muslimanët, Al-Aksa është xhamia e tretë e shenjtë më e rëndësishme, kurse hebrenjtë besojnë se aty dikur kishte dy tempuj hebrenj.