maxresdefault

GRUAJA LAVIRE DHE DJALOSHI I DEVOTSHËM

Në qytet jetonte një grua, lavire, e cila dallohej nga bukuria në mesin e grave të qytetit. Kjo grua, e dashuronte marrëzisht një djalosh të devotshëm dhe të ndershëm. Ky djalosh, në pamje ishte i bukur dhe namazin e falte rregullisht në xhaminë e cila ishte përballë shtëpisë së asaj grua. Një ditë nga ditët e ftoi në shtëpinë e saj, mirëpo djaloshi refuzoi pa pikë dy­shimi. Ajo tentoi me të gjitha mjetet dhe metodat ta sjell në shtëpinë e saj, mirëpo çdo plan i saj dështonte. Kur e vërejti se çdo përpjekje e saj dështoi, kurse ze­mrën ia kishte pushtuar dashuria ndaj tij, e vendosi t’i bën magji. I bëri magji me qëllim që sjell natën në shtëpinë e saj dhe të bën kryen imoralitet me të.

Kur u afrua nata, djaloshi filloi të ndjejë diçka të çuditshme në shpirtin e tij. Diçka e tërhiqte të shkon te shtëpia e saj dhe ta sheh atë. Tentoi ta largojë këtë ndjenjë, po nuk kishte sukses. Këmbët e tij filluan të ecin vet, pa vullnetin e tij dhe ta nxjerrin jashtë në drejtim të shtëpisë së saj. Ky djalosh e kuptoi se ku qëndron problemi dhe për këtë arsye iu drejtua prindit të tij dhe i tha: O babai im, më lidh me pranga!! Prindi i tij refuzoi menjëherë, mirëpo djaloshi ishte i përpiktë derisa e arrit qëllimin e tij. Në fund babai e mori të birin dhe e lidhi për shtyllën e shtëpisë, dhe djaloshi i tha: O prindi im, mos më zgjidh edhe nëse tanë natën kam dhembje e mundime dhe qaj!!

Orët e natës kalonin, kurse djaloshit dhembjet e mundimet i shtoheshin. Qante tanë natën, derisa u afrua sabahu, mirëpo atëherë më nuk u dëgjua zë! Kur u afrua prindi i tij, e gjeti të birin se kishte ndërruar jetë!! Pasha Allahun, kishte ndërruar jetë në prangat e prindit të vet!

Ky djalosh nuk e tradhtoi Zotin e tij dhe Allahu nuk e tradhtoi dhe e mbrojti robin e Tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU