Turqia do të dërgojë 10 kamionë me ndihma në Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të dërgojë 10 kamionë me ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kınık, i cili mbajti disa takime në kryeqytetin Kajro të Egjiptit për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës, tha se ka përfunduar procesi për karvanin e parë të ndihmës humanitare me 10 kamionë që do të hyjnë përmes kalimit të kufirit Rafah.

Ai theksoi se në ditët e para të sulmeve u dërguan dy ambulanca palestinezëve në Kuds për të përmbushur nevojën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze për ambulanca të vogla që të mund të hynin në rrugët e qytetit të shenjtë.

“Ne kemi përgatitur karvanin tonë të ndihmës humanitare prej 10 kamionësh me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane. Gjashtë kamionët në autokolonë do të mbajnë afërsisht 2.000 pako ushqimore”, theksoi ai.

“Ndërsa kamionët tjerë do të mbartin materiale të tilla si materiale konsumuese mjekësore, pajisje higjienike së bashku me artikuj shkrimi dhe lojëra, të dërguara nga Ministria jonë e Arsimit Kombëtar”, tha Kınık.