argim-264-777x428

BRENDA 15 MINUTAVE MË LINDËN TRE FËMIJË!!

– Shejh Kishku, Allahu e mëshiroftë, thotë: Një ditë nga ditë më tregoi një burrë dhe më tha:

Dëshirova ta kontrolloj lindjen e fëmijëve dhe ta përcaktoj numrin e pasardhësve. Për këtë arsye isha shumë i kujdesur dhe i rrija shumë gati gruas që t’i përdorë barnat për pengesën e shtatzënisë. Tre vjet rresht e pengova shtatzëninë, mirëpo një natë nga ne­tët gruaja harroi t’i merr barnat dhe mbeti shtatzëne. Kur i erdhi koha e lindjes, e dërgova në spital të lind dhe mjekja pasi që e kishte lindur gruaja fëmijën erdhi dhe më tha, si dëshiron ta emërtosh fëmijën? I thash do ta emërtoj me këtë emër!!

– Pas pesë minutave prapë erdhi dhe më pyeti si dëshiron ta emërtosh fëmijë e dytë?!

I thash e emërtoj me këtë emër!

– Pas pesë minutave prapë erdhi mjekja dhe më pyeti si dëshiron ta emërtosh fëmijën e tretë?!

Thash, subhanallah – i lartësuar qoftë Allahu!! Tre vite rresht tentova ta pengoj shtatzëninë dhe Allahu e shkurtoi atë kohë brenda 15 minutave!! Më lindën tre fëmijë brenda 15 minutave!!

– Kush i mbizotëron të gjitha çështjet?? Në dorën e kujt janë të gjitha çështjet?? Atij nënshtroja çështjet… Atij nënshtroja çështjet?

Përcaktimi i pasardhësve nuk i zgjidh problemet dhe nuk e largon fukarallëkun. Gjynahet, gjynahet janë shkaktare… alkooli… kamata… bixhozi… padrejtësia… bartja e fjalëve… mosrespektimi i farefisit… imo­raliteti. Këto janë që i sjellin problemet dhe e ndërpre­sin rrëskun dhe e pengojnë zgjidhen e problemeve. Pasha Allahun gjynahet dhe askush tjetër përveç tyre.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU