Presidenti Erdoğan takohet me presidenten Osmani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit të Diplomacisë të Antalya-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi ka qenë i mbyllur për media, ndërsa është mbajtur në Qendrën e Kongreseve NEST, ku bahet edhe forumi.

Më herët gjatë ditës, presidentja Osmani mori pjesë në panelin e liderëve të titulliar “Qeverisja globale: Qasje të reja për zgjidhjet globale”.

Gjatë fjalimit të saj në panel, Osmani rikujtoi fillimin e pandemisë dhe nevojën për pajisje mjekësore, duke shtuar se kanë kërkuar mbështetje nga Turqia, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA.

“Kur u përballëm me sfidat e para, ne thirrëm presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan dhe ai nuk dërgoi vetëm një aeroplan me pajisje mjekësore, por ai dërgoi dy. Ishte ndihma jonë e parë, për të na ndihmuar të mbijetojmë”, theksoi Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë për AA konfirmoi se Forumi Ndërkombëtar i Diplomacisë në Antalya, në të cilin Anadolu Agency (AA) është partner global i komunikimit, pret dhjetë krerë shtetesh dhe qeverive, 42 ministra të jashtëm, tre ish-krerë të shteteve dhe qeverive, mbi 50 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare ose ish-zyrtar të qeverisë.

Gjatë forumit tre-ditor në thellësi analizohen debatet me rëndësi globale, përfshirë Ballkani, e ardhmja e Evropës, marrëdhëniet trans-atlantike, refugjatët dhe migrantët, si dhe kërcënimi nga terrorizmit.