MOS U MARTO MOTËR …

Mos u marto motër, para se të mësosh të drejtat e burrit dhe pozitën që ka ai në islam.

Mos u marto motër, para se të mësosh si ta ndërtosh mbretërinë tënde edhe nëse jeton në kasollë…dhe si të edukosh fëmijët e tu sipas ligjit të Allahut.

Mos u marto motër, nëse mendon se martesa i përngjanë tregimeve të dashurisë që shfaqen në telenovela.

Martesa është një realitet, ndërsa ajo që shfaqin ata është iluzion, mashtrim dhe shkatërrim.

Mos u marto motër, nëse mendon se martesa është një eksperiment, i cili edhe pse dështon nuk tërheq shumë pasoja. Dhe të mendosh se nuk ka dallim mes jetës tënde në familje dhe në shtëpinë e burrit.


Përshtati: Valdet Kamberi