E njihja atë që më parë. Ne u takuam sërish në avionin që fluturonte nga Xhideja për në Paris. Ishte i mbështetur në jastëkun e ulëses, pasi që dëshironte të flinte.
Ju drejtova: “Esselamu alejkum, o babai i Muhamedit. U gëzova që të takova. Ngrihu, nuk ka kohë për të fjetur! Thirri njerëzit në fenë e Allahut, ngase ata kanë nevojë për këtë. Ndoshta bëhesh shkaktar për udhëzimin e ndokujt, e kjo siç e di ti është më e mirë sesa e tërë pasuria. A nuk jemi ne popull i thirrjes?!
Ai ngriti kokën dhe e drejtoi shikimin kah unë. Nuk më njohu derisa u drejtua mirë.
– Doktor Serhan! E pamundur! Nuk munda të të takojë në tokë, e të gjeta në qiell! Mirë se vjen! Nuk pritja të të takoja në avion. Por, vërtet kam menduar për ty. Shpresoja se do të takoja në Francë apo në Republikën Jugafrikane. Vërtet, gëzohem që të pashë sërish. Nuk mund të ju besoj syve të mi.
– Beso vëlla, beso! A nuk më sheh se qëndroj para teje. Për çfarë ishe duke menduar, të pashë se ishe në mendime?
– Po, isha duke menduar për një djalosh dhjetëvjeçar, të cilin e takova në Johanesburg. Kishte pranuar Islamin. Ndërsa, babai i tij është pastor i kishës, porse ai nuk e kishte pranuar Islamin.
– Çfarë, fëmija i pastorit ka pranuar Islamin?! Të lutem, ma trego këtë ngjarje, besoj se është interesante. Po më duket më e pabesueshme se sa përrallat, por për Allahun asgjë nuk është e pamundur. Në dorën e Tij është pushteti dhe Ai udhëzon kë të dojë.
– Isha në Johanesburg dhe u fala në një xhami. E pashë një djalosh dhjetëvjeçar me veshje të bardhë arabe. Kishte një mantel i cili bartet në vendet e Gjirit, ndërsa në kokë kishte shami saudite. Më habiti pamja e tij, sepse banorët e Afrikës së Jugut nuk vishen ashtu. Ata veshin pantallona dhe këmishë dhe në kokë mbajnë kapela, ju përngjajnë muslimanëve të Indisë dhe Pakistanit. Kaloi pranë meje dhe më përshëndeti me selam. Ja ktheva selamin dhe e pyeta:
– A je ti Saudian?
– Jo, unë jam musliman dhe i takoj të gjitha vendeve islame.
– Përse, atëherë mban veshje që është e veçantë për banorët e Gjirit?
– Krenohem më këtë veshje, sepse është veshje e muslimanëve.”
Pranë nesh kaloi njëri dhe më tha: “Pyete se si e ka pranuar Islamin!”
Kjo gjë më habiti, andaj e pyeta: “A nuk ka qenë musliman më parë?” Pastaj iu ktheva vogëlushit dhe e pyeta: “A nuk ke qenë më musliman, a nuk je nga ndonjë familje muslimane?”
Pyetjet filluan të grumbulloheshin, por vogëlushi më tha: “Do të të tregojë krejt çfarë ka ndodhur, nga fillimi deri në fund, por, së pari më trego prej nga je?
I tregova se jam nga Mekka.
Me të dëgjuar që jam nga Mekka u drejtua kah unë duke dashur të më përqafojë dhe bërtiste: “Nga Mekka, nga Mekka! Sa i lumtur jam që shohë njeri nga Mekka, qyteti i shenjtë i Allahut. Dëshiroj ta shohë Mekkën!”
Më habitën fjalët e vogëlushit, i thashë: “Pashë Allahun ma trego ngjarjen tënde.“ Djaloshi filloi të flasë: “Kam lindur në qytetin amerikan, Çikago. Babanë e kam pastor. Aty në një kopsht fëmijësh, kam mësuar të shkruaj dhe të lexojë. Vazhdimisht shkoja në kishë. Babi i kushtonte rëndësi të madhe edukimit tim. Rregullisht më dërgonte në kishë, madje ka angazhuar një person për të më mësuar dhe për tu kujdesur për mua. Babai më linte në bibliotekë të kishës që të lexoja revista për fëmijë dhe libra me tregime krishtere. Një ditë, derisa isha në bibliotekë, dora më shkoi kah një libër në raft. Lexova titullin: UNGJILLI. Libri ishte aq i vjetër, saqë ishte shkatërruar gati tërësisht. Dëshirova ta shfletojë. Posa e hapa atë, shikimi më shkoi në një rresht. Në të shkruante: “Mesia ka thënë: “Pas meje do të vijë një profet nga arabët, emri i të cilit është Ahmed.” Kjo fjali më befasoi jashtë mase. Vrapova tek babai, dhe i habitur e pyeta:
– Baba, baba, a e ke lexuar këtë fjali në Ungjill?
– Çka ashtu?
– Këtu, në këtë faqe gjenden disa fjalë të çuditshme. Mesia thotë se pas tij do të vijë një profet arab. Baba, cili është profeti për të cilin Mesia thotë se është profet arab, që do të vijë pas tij dhe se do ta ketë emrin Ahmed? A ka ardhur ai deri më tani?
Më besoni vëllezër, dëshiroja që udhëtimi të zgjatej për të dëgjuar tregimin të tërin. Thashë: “O Ebu Muhamed, vazhdo, koha është e shkurtër!
Mos më ndërpre, nëse dëshiron ta përfundojë tregimin.
Dëshiroj sa më parë të di se si përfundon ky tregim.
Ebu Muhamedi vazhdoi tregimin: “Babai i bërtiti këtij fëmije të pafajshëm: “Ku e gjete atë libër?!”
“E gjeta në bibliotekën e kishës, baba.”
“Ma trego, ma trego atë të pavërtetë, atë shpifje për Mesihun.”
“Por, baba, kjo është këtu! E shkruar në libër, në Ungjill, a nuk e sheh?”
“Ç’të intereson ty kjo? Ti këtë nuk e kupton, ende je i vogël. Shkojmë në shtëpi.”
Babai më kapi për dore dhe më dërgoi në shtëpi. Filloi të më bërtas dhe të më kërcënojë se do të më ndëshkonte në mënyra të ndryshme nëse nuk largohem nga kjo. E dija se ekziston një fshehtësi, të cilën babai dëshiron ta fsheh. Mirëpo, Allahu më drejtoi të kërkojë krejt çka është e lidhur me arabë dhe kështu të arrijë deri te caku. Kërkoja arabë që t’i pyesja për këtë gjë, më në fund e gjeta një restorant të arabëve në qytetin tonë. Hyra në të dhe e pyeta pronarin për profetin arab, e ai më drejtoi për tek xhamia ku do të ma sqaronin më mirë. Shkova në xhami dhe pyeta për arabë.
Njëri nga ata më tha: Ç’të duhen arabët?
Dëshiroj të pyes për profetin arab, Ahmed!
Urdhëro, ulu! Ç’dëshiron të dish për profetin arab?
– Kam lexuar në një ungjill që e kam gjetur në bibliotekën e kishës që Mesia ka thënë se pas tij do të vijë një profet arab me emrin Ahmed. A është e vërtetë kjo?
Vërtet e ke lexuar këtë gjë?! Djalosh, kjo që the është shumë e vërtetë. Ne muslimanët jemi pasues të këtij profeti, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të. Ajeti kur’anor e përmend atë që ti sapo e the.
Djaloshi bërtiti, sikur të kishte gjetur ndonjë gjë të humbur: “Vërtet?!”
– “Po, vërtet është ashtu. Prit një moment.”
Njeriu e mori përkthimin e Kur’anit. E lexoi ajetin 6 nga surja Saff në të cilin Allahu i Lartësuari thotë: “…Dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.”
Djaloshi bërtiti: “Ma jep ta shoh!
Njeriu ia tregoi atij përkthimin e ajetit.
Kur e pa atë, djaloshi bërtiti: “O Zot, tamam si në Ungjill! Mesia nuk ka gënjyer, por babai im më paska gënjyer. Çfarë duhet të bëjë që të jem pasues i këtij profeti?”
Thuaj: “Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet, përpos Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut. Dëshmoj njëkohësisht se Isai, i biri i Merjemes është rob dhe i dërguar i Allahut. Ai solli lajmin e gëzuar për ardhjen e profetit Muhamed.”
– “Kjo është dita më e lumtur në jetën time. Do të shkojë menjëherë te babai për ta gëzuar.”
Djaloshi, i gëzuar tej mase, shkoi me vrap tek babai i tij pastor: “Baba, baba, e gjeta të vërtetën! Arabët jetojnë në Amerikë, muslimanët jetojnë në Amerikë! Kam shikuar Kur’anin dhe kam parë të njëjtën gjë që e kam lexuar në ungjill!. E kam pranuar Islamin! Baba, unë tash jam musliman! Eja edhe ti pranoje Islamin sikurse unë, duhesh ta pasosh profetin të cilin Jezusi e ka paralajmëruar në Ungjill!”
Pastorit sikur t’i binte pika. E kapi të birin dhe e mbylli në një dhomë. Sillej vrazhdë më të dhe kërkonte edhe nga njerëz tjerë të familjes të silleshin në të njëjtën mënyrë me të. Kështu e mbajti disa javë. I binin ushqim dhe pije dhe sërish e mbyllnin.
Kur u frikësua se mund ta hetonin policia, pasi që shkolla ku shkonte vogëlushi filloi të interesohet për mungesën e tij, vendosi qe fëmijën e tij ta dërgonte te prindërit e tij në Tanzani, në Afrikë. Kështu që e porositi babanë e tij të mos sillet mirë më djaloshin, madje nëse e kërkon nevoja mund edhe ta mbysë. Në Afrikë nuk do ta kërkonte askush. Djaloshi udhëtoi në Tanzani, por nuk e kishte harruar Islamin. Filloi t’i kërkonte muslimanët derisa e gjeti xhaminë. Hyri dhe ju tregoi njerëzve se çka i kishte ndodhur.
Ata u prekën dhe filluan t’ia mësonin Islamin, mirëpo pas një kohë gjyshi i tij e zbuloi këtë gjë. E mori dhe e mbylli siç kishte vepruar babai i djaloshit, dhe e torturonte. Dikur deshi të lirohet nga ai, kështu që i hodhi helm në ushqim. Mirëpo, Allahu e ruajti atë. Posa hëngri pak ushqim, ndjeu dhimbje në zorrë dhe stomak dhe filloi të villte. Pastaj, iku nga ballkoni përmes kopshtit dhe shkoi me vrap deri te xhamia. Xhematlinjtë ia ofruan ndihmën e nevojshme dhe kështu Allahu i Lartësuar e shpëtoi atë. Pas kësaj, djaloshi kërkoi që ta mbronin. Më vonë e dërguan në Etiopi. Për shkak të këtij djaloshi, dhjetëra etiopianë e pranuan Islamin.
– Ky djalosh u bë shkaktar që dhjetëra njerëz ta pranonin Islamin?!
Ebu Muhamedi më paralajmëroi që, nëse dëshirojë ta dëgjojë tregimin deri në fund, më duhet të hesht.
Djaloshi më tha: “Muslimanët u frikësuan për mua dhe më dërguan në Republikën Jugafrikane, dhe tash jam këtu. Shkoj nëpër ligjërata të dijetarëve dhe aktivitete të davetit (thirrjes në Islam) kudo që gjendem. Thërras njerëzit në Islam… Kjo është feja e vërtetë, feja e natyrshmërisë, feja të cilën Allahu na e ka bërë detyrë ta praktikojmë, feja e fundit, feja për të cilën Isa a.s, ka sjellë lajmin e gëzuar që pas tij do të vijë profeti Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe se të gjithë duhet ta pasojmë atë.
Nëse të krishterët do ta pasonin atë që ka ardhur në krishterimin e vërtetë, do të ngadhënjenin në këtë dhe në botën e ardhme. Këtë e thotë ungjilli që e kam gjetur në bibliotekën e kishës në Çikago. Allahu i Lartësuar më ka udhëzuar në këtë varg, në faqen e parë që kam hapur dhe rreshtin e parë që kam lexuar: Mesia ka thënë: “ Profeti arab do të vijë pas meje, dhe emri i tij është Ahmed.” ,,O Zot, sa i Madhërishëm që je! Më udhëzove nga ajo që as nuk e kam shpresuar, ngaqë unë jam djali i pastorit, i cili e mohon këtë!”
Doktor, sytë ë mi janë përlotur derisa e dëgjoja këtë vogëlush. Ka kaluar gjithë ato vende duke u larguar për shkak të fesë së tij. E dëgjova deri në fund, pastaj u përshëndeta me të dhe e putha në ballë.
Djaloshi më përcolli dhe u kthye në xhami. Nuk e kam harruar atë fytyrë të ndritshme dhe plot iman (besim), fytyrën e atij djaloshi që vetën e kishte emëruar Muhamed.
Atëherë, unë iu drejtova Ebu Muhamedit: “Më ke lënë shumë përshtypje! Kjo nuk është një ndodhi e thjeshtë. Më kë zgjuar dëshirën për ta takuar këtë djalosh.
Pa e mbaruar fjalën zyrtari na paralajmëroi që të ulemi nëpër vende sepse shumë shpejtë do të aterojmë në aeroportin internacional të Parisit, Sharll de Goll. U ula në vendin tim dhe përsërita fjalët e Allahut: “Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon atë që do Ai.”
Pas një kohe kam udhëtuar në Republikën Jugafrikane. Fotografia e djaloshit Muhammed qëndronte në mendjen time. U interesova për të, por më thanë se kishte shkuar në një vend tjetër për ti thirrur njerëzit në fenë e Allahut. Shumë kam dëshirë ta takojë atë një ditë, nëse Allahu na jep jetë të gjatë, do ta takojë, inshaAllah. A dëshironi edhe ju ta takoni atë?
Përktheu: Arsim SYLA