Sot është ndarë nga jeta, Veli Veliu, imam dhe afarist i njohur kërçovar. Lajmi është bërë i ditur nga Myftinia e Kërçovës.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë” (Kuran). Me dhimbje të madhe, pranuam lajmin e ndarjes nga kjo jetë të imamit , kolegut dhe dashamirit tonë Veli ef. Veliu.
Dhimbja dhe humbja është e papërshkrueshme, por nuk themi gjë tjetër pëveç lutjeve që Allahu t’a falë, mëshirojë dhe lartësojë në Xhennetet e Tij.
Në emër të të gjithë imamëve, myftinisë dhe Myftiut, familjes Veliu i shprehim ngushëllimet e sinqerta ndërkaq lutemi që Veliu të jetë i pranuar si Shehid”, theksoi Myftinia e Kërçovës.