Në xhamitë e Kosovës apelohet kundër dhunës ndaj grave

Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës me kërkesë të Bashkësisë Islame është ligjëruar për dhunën ndaj grave, e që si motiv është marrë rasti i fundit i vrasjes tragjike të 18 vjeçares Marigona Osmani.

Në dersin e xhumasë imami Abdyl Rrahmani bën apel për kujdes të sjelljeve të prindërve ndaj fëmijëve

Sot në dersin e xhumasë në Xhaminë e zonës Industiale Prishtinë-Fushë Kosovës u diskutua për dhunën ndaj gruas.

Imami i kësaj xhamie Abdyl Rrahmani bëri apel që në ccdo familje kosovare të kihet kujes se si prindërit sillen me fëmijët e tyre, njofton Klankosova.tv.

Rrahmani potencoi se përzgjedhje e lëndës fetare dhe futja e saj në shkolla do të ndikonte shumë pozitivisht tek fëmijët dhe do ndikonte në ndërgjegjësim për mos shkaktim të dhunës në asnjë formë.

Po ashtu imami i xhamisë ta se rasti i 18 vjeçares i ka prekur të gjithë kosovarët, ndërsa lutet që ky të jet edhe rasti i fundit.