Omer Xhemaili: Vaksinohuni, mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm apo teorive të komplotit (Video)

Omer Xhemali është shef i kirurgjisë së zemrës në spitalin Triemli të qytetit të Cyrihut. I lindur në Maqedoni, ai nëpërmjet një video mesazhi ka bërë thirrje deri tek komuniteti shqiptar në Zvicër për vaksinim kundër virusit Covid-19, përcjell Nistori.

“Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim. Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga njerëz të papërgjegjshëm. Vaksinat janë zbuluar nga shkencëtarë më të shkathët që aktualisht janë aktiv. Vaksinat ju shpëtojnë nga vdekja, kjo nuk është pak. Nëse ju nuk vaksionheni, rrezikoni veten dhe rrethin tuaj. Duke e bartur virusin, ju mund t’ia merrni jetën më të dashurve tuaj“, thotë ai.

Xhemaili thotë se kushdo që refuzon të vaksinohet dhe më pas përfundon në spital, ju ua bllokoni shtratin pacientit me sëmundje të zemrës, për shembull pacientit me sëmundjen e zemrës. Ai bën thirrje që ky është momenti i fundit për vetëdijësim dhe njerëzit të mos humbasin kohë dhe të vaksinohen. /Nistori/