DISA MIRËSI TË ABDESIT

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kur muslimani apo besimtari merr abdes, kur e lan fytyrën e tij, dalin prej saj bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me shikimin e syve të tij, apo e ngjashme me këtë. Kur i lan duart e tij, dalin prej tyre bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me to, derisa bëhet i pastër nga çdo mëkat.” (Hadithi është sahih e transmeton Buhariu 109, Imam Muslimi244)

T’i fal gabimet! Çfarë mirësie!

Ka thënë Muhamedi, alejhi selam: “A t’ju tregoj sesi Allahu i fal mëkatet dhe i ngrit njerëzit në pozitë?! Isbagul wudu/Marrja e abdesit të përsosur edhe kur ka vështirësi, marrja e shumë hapave për në xhami, dhe pritja e namazit njërit pas tjetrit. Kjo është Ribat për ju, kjo është Ribat për ju, është Ribat për ju.” (Sahih transmeton, Muslimi 201)

Abdesi t’i ngrit shkallët tek Allahu.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, tha: “Ndiqni drejtësinë edhe nëse nuk mund t’i përmbaheni të gjitha veprave të mira. Ta dini se vepra juaj më e mirë është namazi dhe se askush nuk e ruan abdesin vetëm se besimtari i vërtetë.

Kush qëndron çdo herë me abdes është argument mbi imanin e tij.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes).
Kjo është një nderë për besimtarin në Ditën e Gjykimit.

Përshtati: Valdet Kamberi