Një anëtare e organizatës terroriste PKK, e cila iu dorëzua forcave turke, u takua me motrën e saj të enjten pasi kaloi 22 vjet në radhët e kësaj organizate terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për A.G., tani një ish-anëtare e organizatës terroriste PKK, në të cilën ka qenë që nga viti 1999.
Pas negociatave me forcat turke, A.G. iku nga organizata më 19 shtator dhe iu dorëzua forcave turke në pikën kufitare Habur midis Turqisë dhe Irakut.
Në ndërtesën e Departamentit për luftën kundër terrorizmit në Mardin, u organizua një takim i A.G me motrën e saj. Ishte një takim emocional, gjatë të cilit motrat nuk mund të fshihnin lotët.
A.G. ajo iu nënshtrua hetimeve të mëtejshme penale dhe u akuzua për veprën penale të “anëtarësimit në një organizatë terroriste”.
PKK është një organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste tre dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë persona.