penyesalan-seorang-istri-534x462

GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

Gruaja para martesës mbështetet mbi shtylla të shumta në jetën e saj. Shtylla e parë mundet të jetë familja e saj, shtylla e dyta mundet të jenë shoqet e saj, shtylla e tretë të jenë studimet apo puna e saj dhe shtylla e katërt të jenë aktivitetet e saj. Ekziston edhe një shtyllë tjetër, e ajo është shtylla e fesë dhe shtylla e shpirtit. E sheh atë të lumtur në jetën e saj, e mbështetur mbi të gjitha ato shtylla, ku nëpërmjet tyre e ngrit vetveten dhe e bën të lumtur.

Mirëpo, pas martese i largon të gjitha këto shtylla që ta vendos vetëm se një shtyllë, e ajo është burri i saj.

Mirëpo, a keni dëgjuar se është ngritur një ndërtesë vetëm se mbi një shtyllë!!

Kjo grua tërë kohën e saj e kalon në parehati dhe pasiguri, për arsye se është mbështetur vetëm se mbi një shtyllë. Nëse burri e divorcon apo e neglizhon apo nuk e respekton, e sheh të thyer dhe të mërzitur. Kjo është krejtësisht normale, shtylla mbi të cilën është mbështetur ka ikur nga ajo apo një pjesë e asaj shtylle është bërë e tjetërkujt.

Prandaj le të jetë burri yt vetëm se një shtojcë e bukur e jetës tënde, ku me të së bashku do të jetosh çaste të lumtura shtojcë, duke i ruajtur edhe shtyllat e tjera në jetën tënde.

Baraspeshoi gjërat, më të mirat dhe më të drejta nga to janë të mesmet. Bëje veten të lumtur, derisa të kesh mundësi t’i bësh të lumtur edhe ata që i ke përreth.

Jeta është më e madhe se sa ta përkufizosh vetëm se në “burrë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU