Në Këln, ku ka një komunitet të madh turqish dhe myslimanësh, ditëve të premte ezani i drekës mund të këndohet me altoparlant, ka thënë kryetarja e bashkisë, Henriette Reker.
Kryetarja e bashkisë së Këlnil, Henriette Reker njoftoi se si pjesë e projektit pilot 2-vjeçar, thirrja për namaz (ezani) mund të bëhet në qytete sipas rregullave të caktuara, mbështetur në kërkesat e marra për këtë çështje.
Duke iu referuar lirisë së fesë të mbrojtur me kushtetutë në Gjermani, Reker tha se projekti në fjalë ishte “një shenjë e pranimit reciprok të fesë“.
“Bashkëqytetarët tanë myslimanë janë pjesë integrale e qytetit tonë. Dëgjimi i ezanit përveç kambanave të kishave në qytetin tonë tregon se diversiteti në Këln vlerësohet dhe se kjo larmi jeton këtu”,- vlerësoi kryebashkiakja.
Selitë e organizatave kryesore joqeveritare turke, si “Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani-DITIB)”, Organizata Vizioni Kombëtar i Komunitetit Islam-IGMG”, Unioni Islamik Turko-Evropian-ATIB” ndodhen në Këln, qyteti më i madh i landit Renani Verior-Vestfalisë (NRW), që është edhe landi më i madh i Gjermanisë.
Në Gjermani ka më shumë se 900 xhami të lidhura me DITIB.