Një vjedhje ka ndodhur dje rreth orës 02:25 të mëngjesit, ku brenda xhamisë në Rahovec është vjedhur kasaforta me para, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka raportuar një burrë në polici, i cili ka thënë se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e Xhamisë dhe kanë kryer vjedhjen.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.