Lamtumirë o Xhahiljet*(Injorancë)
Lamtumirë o Xhehl kurrë më mos u pafshim,
Lamtumirë o padije ,krihtë ty tu thafshin…
Lamtumirë krenari e poshtër,pa kurrfarë dobie;
Lamtumirë mendjemadhësi ,mendje e ulët zilie,
Lamtumirë, sot inshaAllahu ju hudh të gjithat në harresë…
Lamtumirë o nefs i brishtur , i stërmbushur me smirë…
Lamtumirë o dembeli në dhikër, pritesë në Namaz,
Lamtumirë o koprraci në ndarje për lëmoshë,
Lamtumirë o pengesë në të mirë ,
Lamtumirë o moslexim ,kalim kohe bosh…
Lamtumirë,sytë më mos ua pashfa,mbetshi në pakthim;
Lamtumirë ju të gjithë të këqijave që ju hudha në mbeturina…
Lamtumirë edhe ty o bidat,derën që ty ta mbylla.
Lamtumirë edhe ty zbavitje e kotë e kohës,
Për çdo mbrëmje dhe mëngjez …
Lamtumirë llomotitje e pavënd,dhe ti o gibet i thatë,
Po ndahem nga ju të gjithat ,madje edhe nga ky inat…
Lamtumirë o urrejtje e përbuzur,ti kurrë më mos më ndjefsh…
Lamtumirë o paturpësi edhe ti- marre të keshë!
O Allah Ty tu kam mbështetur ,në Ty kam plotë shpresë.
Mi fal të gjitha gabimet e gjunahet…se jam kah baj pendesë.
Më fal së pari në Natën e Varrit ,mos më bëjë Adhab…
Lamtumirë- inshaAllah të këqijave ua dhashë shqelmin prapë;
Më fal në takimin e llogarive ,Ti që je Maliki Jewmidin…
Rahmet,Magfiret…O Allahu im!
Kush do të më fal mua…vaj për hallin tim ?!
Nëse nuk më Fal Ti o Zoti im…?!
Ki Mëshirë O i Butë dhe Falës pa mbarim …
O Azizul Gafar ,O Rahmanur-Rahim…!
Rasim Xharra ,Ludwigsburg