Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne në qytetin verior të Haitit, Cap-Haitien, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale bënë të ditur se dhjetëra të tjerë të lënduar janë hospitalizuar.
Ish-kryeministri i Haitit, Claude Joseph në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, duke thënë se ndan dhimbjen e tyre.