ai-ajo-30vpqzwtzkpzp9ib0zoh6o

DALLIMI MES – AI DHE AJO –

– Ajo: E lind fëmijën e saj me sa vështirësi dhe, pas një jave, e gjen të qëndrojë e ngritur, duke e mbajtur fëmijën e saj në njërën dorë, e me dorën tjetër e përgatit ushqimin. Në të njëjtën kohë, përkujdeset për fëmijët tjerë, i përgatit për në shkollë, rregullon shtë­pinë dhe bëhet gati për vizitën e familjes së burrit në darkë tek ajo.

– Ai: Gjatë teshtimës së parë nga moti i ftohët, e sheh se e ka kapluar lodhja, e nuk ka fuqi të punon dhe merr pushim të hapur nga puna e tij. Për vete kërkon ushqime të posaçme, e ilaçe të posaçme, e sjellje të posaçme dhe mbulohet me një qosh ditën e natën.

Pas gjithë kësaj, burri e akuzon gruan se është e përkëdhelur!!

– Ajo: I ndihmon fëmijës në kryerjen e detyrave të shkollës, diskuton me burrin e saj për një temë të re, i përgjigjet motrës së saj në telefon që ta qetëson pasi që është grindur me burrin e saj dhe ia tërheq vërejtjen bijës së saj, e cila është në periudhën e pubertetit, për gjuhën e saj të gjatë, dhe gjithë këtë e bën e fokusuar dhe me koncentrim të njëjtë!

– Ai: Do të lexon ndonjë lajm në gazetë dhe iu bërtet “Heshtni më lëni të qetë të fokusohem”.

Ajo: Shkon në punë herët në mëngjes dhe kthehet në drekë për ta përgatitur drekën, shkon në mbledhje prindërore që të flet me mësuesen për gjendjen e fëmijës së saj, ta merr fëmijën e saj për në terminin me mjekun, e viziton shpejt nënën e saj dhe kthehet e buzëqeshur, e qetë, që t’i kryejë detyrimet e saj bashkëshortore.

Ai: Shkon në punë në mëngjes dhe, kthehet nga puna i nervozuar, e duke e mallkuar punën dhe punëtorët! E gjen çdo gjë gati, e ha drekën, e pastaj fle­në, pas gjumi del me shokët, e kthehet natën dhe ulet e shikon televizion, i fokusua në çdo program dhe emision, dhe në fund, shkon në krevatin e tij duke thënë “ju nuk e dini se çfarë lodhje ndjej”!

– Ajo: Nuk fle para se të jetë e sigurt për anëtarët e shtëpisë, e vë kokën e saj mbi jastëk përplot brenga, e probleme, e pyetje: sëmundja e fëmijës, mësimi vajzës, termin i djalit me stomatologen, ngushëllimi i fqinjës, çfarë të gatuaj nesër… dhe kështu, në këtë gjendje e zë gjumi.

– Ai: Zhytet në gjumë para se ta vë kokën mbi jastëk, e gërhitja e tij e lartë e zgjon krejt familjen, e nganjëherë edhe fqinjët, e kur zgjohet në mëngjes thotë: “I këputur jam, nuk kam fjetur mirë mbrëmë!!”.

Ai: Burrë!

Ajo: Xheneti është nën këmbët e saj!

– Sa e mrekullueshme dhe e bukur që je ti “Ajo”! Dhe ajo më e bukura është se, këto fjalë të vërteta dhe të mrekullueshme janë të shkruara nga “Ai”!

Përcillni këto fjalë tek “Ajo” që ta din vlerën e saj në Islam!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU