Në bashkëpunim me shoqatën ndërkombëtare të ndihmës IHH në Austri, shoqatën Sadakataşı, shoqatën ONhayat në Gjermani dhe Fondacionin e Jetimëve në Kosovë, Fondacioni i Ndihmave Humanitare IHH do të shpërndajë ushqime për 450 familje në nevojë dhe qymyr për 500 familje në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Fadil Pushkolli, kryetari i Fondacionit të Jetimëve të Kosovës, në një deklaratë për AA tha se me mbështetjen e bamirësve nga Turqia dhe Evropa synojnë që pa dallime etnike të dërgojnë ndihma tek të gjithë personat në nevojë gjatë dimrit në Kosovë.
Ai tha se si pasojë e pandemisë së përjetuar situata e personave në nevojë është rënduar edhe më tej. “Vazhdojmë punimet për ndihmë dimërore në Kosovë dhe po shpërndajmë aktualisht rreth 100 tonë qymyr. Si Fondacion i Ndihmave Humanitare IHH shprehim falënderimet tona për të gjithë vëllezërit tanë në Turqi”, theksoi Pushkolli.
Shpërndarja e ndihmave e cila ka filluar për komunitetet pakicë në Komunën e Fushë Kosovës do të vazhdojë edhe në komunat e Mamushës dhe Pejës.