landscapes-nature-deserts-sand-dunes-dunes-footprint-dessert_www.wall321.com_5-770x470-696x425-1

ASKUSH NUK PREZANTOI NË XHENAZEN E PRINDIT TË VET

Një djaloshit i vdiq prindi dhe askush nuk i erdhi në përcjelljen e xhenazes së tij. I biri e mori xhenazen dhe e dërgoi i vetëm në shkretëtirë për ta varrosur. Një bari i shkretëtirës që kujdesej për disa dhen, e vërejti djaloshin, iu afrua dhe i tha:

-Ku janë njerëzit? Pse e varrosë prindin i vetëm?

Djaloshi nuk deshi që të flet lidhur me këtë, vetëm se i përsëriti fjalët: “La haule ue la kuvete il-la bil-lah!” (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut)

            Bariu e kuptoi gjestin e djaloshit dhe e zgjati dorën që t’i ndihmojë për ta varrosur xhenazen. Pastaj i ngriti duart drejt qiellit, filloi të lutet në vetmi, e la djaloshin dhe shkoi te delet e tij.

Natën, i biri e pa në ëndërr prindin e vet. E pa të buzëqeshur, të përgëzuar me Xhenetin më të lartë, Xhenetin Firdeus. I habitur e pyeti atë se ç’i kishte mundësuar të arrijë në këtë gradë. Kurse ai iu përgjigj se kjo qe bereqet i lutjes së bariut.

Në mëngjes, djaloshi u zgjua herët dhe doli për ta kërkuar bariun. E eci shkretëtirën në tërësi, derisa e gjeti. E kapi fort për dore dhe i tha:

-Për hir të Allahut, më trego çfarë lutje bëre për prindin tim! E pashë atë në Firdeusin e lartë!

Bariu iu përgjigj:

-O biri im, e luta Allahun me lutjen e një robi të përulur dhe i thashë: “O Zot, unë jam fisnik. Kur më vjen mysafiri e fisnikëroj. Ky rob është mysafiri yt. Kurse ti je Fisniku i fisnikëve!”

            Kjo dua u pranua nga sinqeriteti i besëlidhjes dhe marrëveshjes me Allahun. Kur besëlidhja jote është e sinqertë me Allahun, atëherë hapen dyert e Tokës dhe qiejve, dhe i mirëpresin lutjet dhe kërkesat tua. Prandaj, bëhu i drejtë dhe i sinqertë me Allahun në atë marrëveshje dhe besëlidhje që ia ke dhënë Atij, kështu Allahu do të jetë i sinqertë me ty në dynja dhe në ahiret!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU