RTV PENDIMI

Poezi

Aroma e Ramazanit ( Poezi )

O ju njerëz a jeni zgjuar?
Na ka ardhur muaji i bekuar
Na ka ardhur muaji i Kuranit
Muaji shenjtë i Ramazanit
Zgjohu në syfyr me bismilah
Bëj nijet për Allah
Dita mirë ka për të të shkuar
Ramazanin duke agjëruar
Ki durim tridhjetë ditë
Ramazani vjen një herë në vit
Merr abdes fale sabahun
Dërgoja në vend fjalën Allahut
Është e thjeshtë, nuk është vështirë
Sa të mundim të bëjm mirë
Ky muaj na sjell pranverën
Njeri tjetrit t’ja hapim derën
Prite iftarin me gëzim
Bën dua edhe urim
Ky muaj ka hijeshi
Në shtëpi edhe xhami
O Allahu i lartësuar
Me prit këtë muaj na e ke mundësuar
Vetem ty të adhurojmë
Dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë

Autor : Adnan Shemsidini

Kushtrim Guraj

About Author

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Poezi

Zëri yt larg jehon

Zëri yt që larg kumbonte e xhematin e tubonte fëmijë, gra, pleq e rini ti i jepje xhamisë aq hijeshi.
Poezi

Kush ishte PROFETI MUHAMED

Kush ishte PROFETI MUHAMED SalAllahu alejhi ue selem Ndër të gjithë njerëzit që jetuan në tokë Ai ishte njeriu më