Me emrin e Allahut, mëshirësuesit, mëshirëplotit.
Falënderimi i takon Zotit të gjithë botërave, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit, dhe më pas:
Allahu i Madhëruar ka thënë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ.
مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ.
إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِين.
” Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.
Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.
Furnizimin e jep vetëm Allahu, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!”
(Edh Dharijat: 56-58).
Gjithashtu na lajmron Allahu i madhëruar se nuk i ka krijuar xhinet dhe njerëzit shkel e shko dhe pa ndonjë qëllim.
Thotë Allahu i madhëruar:
أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ.
” I lartësuar është Allahu, sundimtari i Vërtetë!
S’ka zot tjetër përpos Tij, Zotit të Arshit (Kozmosit) madhështor!”
(Mu’minun: 115).
A jeni duke menduar se Allahu ju krijoi për t’u dëfryer e luajtur, ju krijoi kotë se koti pa ndonjë qëllim, e po mendoni se një ditë nuk do t’i ktheheni Atij (nuk do të ktheheni tek Ai).
Jo, por duhet ta dini që jeni krijuar ta adhuroni dhe ta Njësoni vetëm Atë, mos t’i shoqëroni Atij asgjë, t’i nënshtroheni ligjeve të Tij, dhe njëherit Allahu ju ka lajmruar në Librin e Tij se do të ktheheni tek Ai dhe se Ai do t’i llogarisë veprat e juaja, e mbas tyre do të ju shpërblej ose do të ju dënojë.
Allahu nuk ju krijoi që ta forcojë pushtetin e Tij, sepse Ai është i pasur nga çdo gjë, nuk ka nevojë për askë, pushteti i Tij është i paluhatshëm, e adhuruat ju Allahun apo jo.
Allahu ju krijoi që ta Njësoni dhe mos t’i boni ortak në adhurim, mu për këtë arsye Ai dërgoi pejgamberë, zbriti librat, u thyen shpatat në xhihad dhe të gjitha këto vetëm për hirë Fytyrë së Tij.
Allahu i Madhëruar thotë:
يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي لِأَجَلٍ مُسَمًّى ۚ ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ الْمُلْكُ ۚ وَالَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ مَا يَمْلِكُونَ مِنْ قِطْمِيرٍ.
إِنْ تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا دُعَاءَكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا مَا اسْتَجَابُوا لَكُمْ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ ۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ.
” Ai (Allahu) e shpie natën (e zgjatë njërën dhe shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohën e caktuar; Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij!
E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës.
Nëse ju i thërrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e dëgjojnë, e (edhe) sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin.
Edhe në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë atë që ia përshkruanin për shok Allahut.
Dhe, askush nuk do të informojë ty (o Muhammed) ashtu si Ai i Gjithëdijshmi.
(Fatir: 13,14).
Kuptimi i përgjithshëm i ajetit:
1. Pjesa e ajetit:
” E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës.”
Dmth, kush adhuron një të vdekur, pren për të kurban, betohet për të, lutet tek varri i tij, le ta dinë se ai nuk posedon asgjë, as sa bêrthama e hurmës, andaj si mund ta adhurosh dikë që nuk mund të të ndihmojë, nuk mund të shëroj nga asgjë,etj.
Atëherë, ti me mendje të shëndosh, shkon tek varri i tij, pren kurban, i lutesh atij, këtë e bëjnë vetëm mendjelehtit dhe të devijuarit nga natyrshmëria e pastër Islame.
2. Pjesa e ajetit:
” Nëse ju i thërrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e dëgjojnë.”
Ata që i bëjnë ortak Allahut në adhurim, nisen drejtë varreve të ndryshme, duke shpresuar se ata i ndëgjojnë lutjet dhe kêrkesat e tyre, andaj ju drejtohen me lutje tê ndryshme, por ata lëre se nuk iu përgjigjen lutjes së tyre, por edhe fare nuk i dëgjojnë.
Si mund të të ndihmojë filani i cili tashmë ka vdekur, i cili nuk e dinë gjendjen tënde, as që e dëgjon lutjen tënde, i cili nuk ka mundësi të bën ndonjë dobi e as të të largojë ndonjë dëm.
3. Pjesa e ajetit:
” Edhe sikur ta dëgjonin (lutjen e tyre), nuk do t’ju përgjigjeshin.”
Edhe po ta dëgjonin (shembull i cili ua bën me dije që jeni në devijim të qartë) ata nuk do mund të ju ndihmonin dhe nuk do të mund t’ua kthenin përgjigjen.
Le ta dinë ata që i bëjnë ortakëri Allahut, se ata kanë vdekur dhe nuk do ju bëjnë dobi as nuk do të ju largojnë problemet kurrë, edhe po të qëndronit para varreve të tyre me orë dhe ditë të tëra.
4. Pjesa e fundit e ajtetit:
” Edhe në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë atë që ia përshkruanin për shok Allahut.”
Ju që i adhuroni personat që janë në varre, ditën e gjykimit ata do të kërkojnë shfajsim para Allahut për adhurimin që ua bëtë atyre, do t’i thojnë Allahut se ne nuk e ligjitimuam adhurimin ndaj askujt përpos Teje, ne jemi largë asaj se çfarë bënë ata me ne, na adhuruan pa hak, ne nuk i obliguam e as nuk i kemi bërë thirrje që të na adhuronin, dhe do të jenë armiq të hapur dhe dukshëm ndaj njëri tjetrit, etj.
Dhe në fund:
Allahu i Madhëruar e përshkruan gjendjen e tyre kështu në Kur’an:
إِذْ تَبَرَّأَ الَّذِينَ اتُّبِعُوا مِنَ الَّذِينَ اتَّبَعُوا وَرَأَوُا الْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ الْأَسْبَابُ.
” Dhe kur të shmangen të pasuemit nga ata që i pasonin (ithtarët) dhe shohin dënimin, e midis tyre këputet çdo lidhje.”
(El Bekare: 166).
وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ يَدْعُو مِنْ دُونِ اللَّهِ مَنْ لَا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَنْ دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ.
وَإِذَا حُشِرَ النَّاسُ كَانُوا لَهُمْ أَعْدَاءً وَكَانُوا بِعِبَادَتِهِمْ كَافِرِينَ.
” Kush është më i humbur se ata, të cilët, pos Allahut, u luten atyre të cilët nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit, e ata janë të pakujdesshëm ndaj lutjes së tyre.
E, kur të ringjallen njerëzit, ata (të adhuruarit, pos Allahut), do të jenë armiq të tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.”
(El Ahkaf: 5-6).
أَيُشْرِكُونَ مَا لَا يَخْلُقُ شَيْئًا وَهُمْ يُخْلَقُونَ.
وَلَا يَسْتَطِيعُونَ لَهُمْ نَصْرًا وَلَا أَنْفُسَهُمْ يَنْصُرُونَ.
” A mos vllë ata ia trillojnë për shok (Zotit) atë që nuk mund të krijojë asgjë, kurse ata janë të krijuar.
As nuk mund t’u ndihmojnë gjë atyre, as t’i ndihmojnë vetes.”
(El A’raf: 191-192).
Allahu e dinë më së miri, salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhamedit alejhi selam, familjes dhe shokëve të tij.
Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.
Nga arabishtja: Suad Shabani.