Kërkohet ndihmë urgjente për të sapolindurin Priam Rrukiqi, i duhen edhe 30 mijë euro për t’u operuar në zemër

Shërimi i Priamit të vogël kushton gjithsejt 60 mijë euro, ku 30 mijë janë siguruar tanimë nga Ministria e Shëndetësisë dhe duhet sigurimi i 30 mijë të tjerave, për t’u mundësuar dërgimi i tij për shërim në Turqi.

Nevoja për dërgimin e menjëhershëm për shërim në Turqi është urgjente dhe familjarët kërkojnë ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e nënës së vogëlushit:

Miq, shokë dhe dashamirë.

Priami jonë i vogël dje e solli Zoti në këtë jetë, fatkeqësisht sot u konstatua se ka probleme të rënda në zemër.

Shërimi i tij mundësohet vetëm jashtë vendit (Turqi).

Shuma e shërimit të tij arrinë deri në 60 mijë euro, prej të cilave 30 mijë janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe 30 mijë të tjera na mbetet neve, shumë kjo e papërballueshme për familjen tonë.

Andaj, në emër të familjes Rrukiqi, lusim të gjithë ata që kanë sado pak mundësi të kontribuojnë për shërimin e tij.

Ju faleminderit

Banka NLB

Numri i xhirollogarisë ku mundeni me kontribu:

170 100 303 429 5238