Haxhitë tanë vizitojnë vendet historike të Medines

Në kuadër të vizitave të vendeve të shenjta dhe historike të qytetit të Medines, haxhitë tanë, kanë vizituar kodrën e Uhudit, Xhaminë me dy Kible, vendin e betejës së Hendekut, Xhaminë e Kubasë etj.

Ata janë njohur për së afërmi me historikun dhe rëndësinë e këtyre vendeve.