SHBA thotë se zbulimi i varreve masive në Ukrainë është një kujtim i tmerrshëm i trashëgimisë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se zbulimi i varreve të reja masive në Ukrainën lindore është një tjetër kujtesë rrëqethëse e trashëgimisë së Kremlinit në vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është pjesë tmerruese e historisë që vazhdon. Sa herë që shohim valën ruse të largohet nga pjesët e Ukrainës që është e pushtuar, ne shohim se çfarë ka mbetur pas saj”, u tha Blinken gazetarëve në Departamentin e Shtetit gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e tij jordanez.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që edhe pse ukrainasit të bëjnë gjithçka që munden për të rimarrë tokën që u është sekuestruar nga Rusia dhe agresioni i saj, që në të njëjtën kohë ne të gjithë të punojmë për të ruajtur provat dhe dokumentuar mizoritë që janë bërë”, shtoi ai.